Teoria e re për zhdukjen misterioze në oqean: Piloti qëllimisht e rrëzoi aeroplanin e Malajzisë, për shkak të dashurisë së pafat me një grua të martuar!

17.09.2016 19:36:14

Një pjesë e rrënojave të aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines, të fluturimit MH370 që u gjet në brigjet e Tanzanisë, sugjeron se piloti qëllimisht e ka bërë rrëzimin në Oqeanin Indian. Ekspertët thonë se flatrat e krahëve të aeroplanit nuk ishin pozicionin për ulje të kontrolluar, raporton Daily Mail. Prandaj, nga këtu del teoria e re për shkatërrimin e qëllimshëm.

Dyshohet se ky akt ndodhi pasi iu thye zemra pilotit Zahari Ahmad Shah, i cili ishte dashuruar në gruan e martuar 35-vjeçare, Fatima Pardi, ish-mësues në një kopsht fëmijësh.

Piloti kishte këmbyer letra me të dy ditë para zhdukjes së aeroplanit. Fatima refuzoi të tregonte se për çfarë kanë biseduar, por shton se ata nuk kanë qenë dashnorë.

Besohet se Shahu ishte ndarë nga gruaja e tij Faizah Hanuni, edhe pse çifti jetonte bashkë në Kuala Lumpur. Hanuni i ishte nënshtruar hetimeve të Policisë së Malajzisë dhe FBI-së për shkak të pretendimeve se ata nuk ishin bashkë.

Nga Byroja australiane e Sigurisë në Transport thonë se do të hetojnë në detaje pjesët e gjetura të aeroplanit. Peter Foley, hetuesi kryesor, thotë se flatrat u tërhoqën në brendësi të krahëve të aeroplanit, ndërsa imazhet satelitore tregojnë se aeroplani u rrëzua në oqean me shpejtësi të madhe.