Lirohet Azem Syla!

17.09.2016 19:34:38

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla me vendim të gjyqtarëve të EULEX-it është liruar nga paraburgimi. Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës, Tomë Gashi.

Ai thotë se është vërtetuar që klienti i tij nuk ka pas kurfar ndikimin në dëshmitarët për rastin “Toka”.

“Me vendim të gjyqtarëve të EULEX-it lirohet z.Azem Syla i arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit. Nuk është vërtetuar se ai ka ndikuar në dëshmitarët e mbrojtjes”, është shprehur Gashi.