Tepelenë, zjarr në banesë, humb jetën foshnja 6-muajshe me nënën

27.12.2016 17:22:49

Një foshnjë 6-muajshe së bashku me nënën e saj 35-vjeçe kanë humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Tepelenë dhe dyshohet se shkak për tragjedinë është bërë rrjedhja e gazit.

Burime policore shprehen se një zjarrfikëse nga Gjirokastra ndodhet në vendngjarje.