Tërbohen gjermanët, policia në këmbë – rrethohet Bundestagu

18.11.2020 23:37:56

Policia e Berlinit është përforcuar nga njësitë policore nga e gjithë Gjermania dhe është vendosur në pjesën më të madhe të Berlinit qendror për shkak të protestave civile.

Në Bundestagun gjerman, deputetët po votojnë për një projektligj që do t’i mundësonte qeverisë gjermane të vendosë në mënyrë të pavarur kufizime antiepidemike, pa një procedurë parlamentare, raporton AP.

Megjithëse qeveria ka ndaluar një seri protestash të paralajmëruara para Bundestagut për arsye sigurie, mbledhjet nuk janë të ndaluara në pjesë të tjera të kryeqytetit gjerman.

Turma ishte mbledhur tashmë dhe filluan përplasjet me policinë, e cila hodhi topa uji në drejtim të protestuesve. Protestuesit më pas qëlluan me shishe dhe sende të tjera në drejtim të policisë.

Policia tha se protestuesit injoruan paralajmërimet për të vendosur maska dhe për të ruajtur distancën fizike të përcaktuar.

Pas ndërhyrjes me topa uji, oficerët e policisë vrapuan midis protestuesve dhe arrestuan disa prej tyre dhe protestuesit rikthyen sulmin me pishtarë.