Tërhiqet autobusi i rrotulluar në aksidentin e komunikacionit në Veles (Foto)

22.08.2017 22:29:38

Sot pasdite shërbimet rrugore tërhoqën autobusin i cili u rrotullua në aksin rrugor Shkup – Veles. Në këtë fatkeqësi humbi jetën një grua 68 vjeçare nga Shkupi dhe janë lënduar 27 udhëtarë.

Aksidenti i komunikacionit ndodhi të dielën rreth orës 18:50 në largësi prej 250 metra nga pika dimërore e NP “Rrugët e Maqedonisë”. Autobusi “Neoplan” me targa të Shkupit, në pronësi të “Bus Travel”, i drejtuar nga vozitësi A.N. (48) nga Shkupi, ka dalur nga korsia dhe ka rënë në humnerë.