Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

18.05.2019 12:32:19

Një tërmet me fuqi prej 5.6 ballë sipas Rihterit ka goditur krahinën Java Perëndimore në Indonezi, raporton Anadolu.

Qendra nacionale për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 212 kilometra në jug të rajonit Pangandaran, në thellësi prej 33 kilometrave.

Sipas informacioneve të para, në tërmet nuk ka të vdekur apo lënduar.

BMKG fillimisht njoftoi se fuqia e tërmetit ishte 5.9 ballë, por në informacionet e përditësuara konfirmoi se tërmeti ishte me i dobët për 0.3 ballë.

Qendra e Paqësorit për Cunami njoftoi se nuk ka rrezik nga cunami.