Tërmet i fuqishëm në Kaliforni

08.12.2016 16:34:39

Një termet i fuqishëm prej 6.9 magnitudë ka goditur bregun verior të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, ka bërë te ditur instituti sizmologjik.

Epiqendra e tërmetit besohet të jetë 165 kilometra në pjesën perëndimore të Ferndale, Kaliforni, në një thellësi prej 10 kilometra.

Deri më tani nuk raportime për të lënduar, derisa autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka rrezik nga ndonjë cunami.