Terror në Lezhë, zbrazet kallashnikovi ndaj një makine në ecje

27.02.2019 11:33:55

Lezha është terrorizuar mëngjesin e sotëm, pasi një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 09:45.

Mësohet se është qëlluar me armë ndaj një automjeti që ishte duke lëvizur nga Lezha në drejtim të Tiranës.1 of 6  

Në automjet ndodheshin dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në vendngjarje.

Policia e Lezhës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin