Tetë të arrestuar për sulmin në Nice të Francës

20.09.2016 17:13:00

Tetë persona janë arrestuar lidhur me sulmin terrorist në Nice të Francës, që ndodhi gjatë Ditës Kombëtare të Francës, shkruan Daily Mail.

Prokurorët francezë kanë bërë me dije se të gjithë të arrestuarit kanë lidhje me Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, 31 vjeçarin tunizian, i cili përdori një kamion 19 tonësh për të vrarë 86 njerëz në korrik të këtij viti.

Më pas përgjegjësia për sulmin u morr nga ISIS-i, organizata terroriste që ka thënë se ka kryer sulmet në nëntor të vitit të kaluar në Paris.