Teuta Arifi flet për takimin Ahmeti-Zaev (Video)

25.04.2017 16:01:44

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, ka komentuar takimin e fundit mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Arifi për Alsat-M është shprehur se pasiqë BDI-ja ka vendosur të jetë pjesë e shumicës së re parlamentare për çdo ditë realizon takime me partitë e shumicës së re, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Mbetemi në qëndrimin se do të duhet sa më shpejtë të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohet qeveria e re pasiqë ky presedan nga ata që nuk e kanë shumicën mund që të shfrytëzohet në të ardhmen për bllokimin e proceseve. Sa i përket takimit eventual të liderëve, BDI asnjëherë nuk ka ikur nga asnjë takim për dalje nga kriza, por sipas neve më e rëndësishme është që tani të zgjidhet kryetari i Kuvendit”, është shprehur Arifi./Telegrafi/