Teuta Musa: Lirije Kajtazi me punën, sukseset dhe unitetin e treguar, ka mbështetje të fuqishme për t’u rizdhedhë kryetare e FG të LDK-së

02.12.2016 22:16:14

Veprimtarja Teuta Musa ka postuar në faqen e saj në facebook një dedikim për kryetaren e FG të LDK-së, Lirije Kajtazi, me të cilin shpreh bindjen dhe besimin se mbështetja e fuqishme do të reflektohet edhe në rizgjedhjen e saj kryetare e FG të LDK-së edhe për një mandat. Ajo e sheh këtë mbështetje t gjertë për punën, suksesin dhe unitetin e treguar gjatë këtij mandati

“Kryetarja e Forumit të Gruas, Deputetja e Parlamentit të Kosovës Znj. Lirije Kajtazi me Platformë politike për fuqizimin e pozitës së gruas. Përkrahje e fuqishme e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Akademik Isa Mustafa për avansimin e pozitës së gruas, fuqizimin ekonomik dhe më shumë gra në vende udhëheqëse. Kryetarja e Forumit të Gruas Znj. Lirije Kajtazi përkrahet unanimisht edhe per një mandat të udhëheq me Forumin e Gruas të LDK-së. Përkrahje e fuqishme nga anëtaret e Kryesisë së FG për Kryetaren Lirije Kajtazi që me punën dhe suksesin, unitetin që ka treguar fuqishëm u mbështet nga të gjitha anëtaret e kryesisë te jete lidere e FGLDK-se edhe për mandatin e ardhshëm.” – thuhet në postimin e Teuta Musës.