Zaev: Do të vjen fundi i kësaj qeverie kriminale

02.12.2016 22:08:16

LSDM-ja sonte ka mbajtur tubimin e saj të radhës në Gjevgjeli, ku para të pranishmëve është drejtuar edhe kryetari i saj, Zoran Zaev, i cili theksoi se në Maqedoni po vjen jeta për të gjithë qytetarët.

“Gjevgjelia është sëmurë si gjithë pjesët tjera të shtetit. Gjevgjelia është e zbrazur si pjesët tjera të vendit tonë. Tanimë 10 vite kemi në qeveri një bandë kriminale, e cila e ka zënë vendin tonë vetëm për para dhe pushtet. Ka mbetur edhe pak për ta verifikuar fitoren”, ka thënë para banorëve të Gjevgjelisë Zaev.

Ai gjithashtu tha se Maqedonisë duhet t’i hapen dyert e Bashkimit Evropian, që qytetarët mos të largohen nga vendi.