Ramush Haradinaj: Ligji për Liritë Fetare kusht për anëtarësim në UNESCO, deputetët ta votojnë

29.11.2017 11:17:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paraqitur para deputetëve projektligjin për Liritë Fetare.

Ai ka thënë se ky projektligj rregullon pozitën juridike të bashkësive fetare.

Haradinaj ka thënë se ky ligj është i bazuar në konventën ndërkombëtare. Haradinaj duke ua kujtuar  deputetëve se miratimi i këtij ligji është njëri nga kushtet për anëtarësim në UNESCO u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë.

Me këtë projektligj Kosova do ti ketë gjatë bashkësi fetare: BIK, Kisha Serbe, Katolike, Besimi Hebre, Kisha Protestante  dhe Ungjillore  dhe po ashtu është shtuar edhe Bashkësia e tarikateve të Kosovës.