Teuta nuk mund të jetë maskë për veglat kondomë brenda e rreth LDK-së

04.09.2018 12:41:52

Nga Rexhep Kastrati

Është e qartë se do të vlerësoja një qëndrim tjetër të Teutës, por po ashtu, se nuk mund të shoh këtë qëndrim të saj në kontekst të përgjithshëm scio-politik në vend, sidomos në LDK.

Në këtë kontekst, qëndrimi i Teutës reflekton si gjendjen reale në LDK, ashtu edhe përpjekjet që nëpërmjet saj të komprometojnë presidentin Rugova dhe filozofinë e tij politike.

Si refletim i gjendjes reale në LDK, qëndrimi i Teutës është qëndrim që vjen pas suksesit të madh që veglat kondomë dhe produktet medietike të korpusit medietik kundër LDK për të përjashtuar LDK-në e vërtetë nga LDK-ja, përkatësisht për ta pushtuar nga brenda, që është një strategji dhe qëllim i hershëm i strukurave mafiozo-politike. Gjatë viteve dhe dekadave, shumë veprimtarë, shump personalitete dhe shumë kontigjente militantësh dhe mbështetësish të sinqertë të saj, janë linçuar, janë izoluar dhe janë bllokuar, për t’u margjinalizuar dhe për t’iu imponuar largimi dhe ndërprerja e angazhimeve të tyre në frymën e filozofisë politike të presidentit Rugova dhe të angazhimeve tradicionale të LDK-së. Në vend të tyre u vendosën njerëz pa asnjë kontribut, dhe për më tepër me njerëz që nuk kanë pasur asnjë lidhje me LDK-në, që kanë qenë të angazhuar kundër saj, por që ishin dhe janë të kapur nga strukura mafiozo-politike. Këta njerëz janë vegla kondomë, pra vegla që përdoren derisa u duhen, e pastaj hudhen siç hudhet mjeti plastik që përdoret për qëllime të tjera. Këta njerëz janë të shantazhueshëm dhe mund të jenë aq kritikues sa nuk cenojnë interesat e strukurave mafiozo-politike me të cilat kanë biznese, por edhe histori të përbashkëta. Dhe këto vegla kondomë janë në të gjitha grupacionet brenda e rreth LDK-së, e nga strukurat mafiozo-politike përdoren sipas interesave dhe rrethanave që krijohen. Është për të theksuar se një pjesë e tyre, në rrugën e imponimit të tyre në LDK, kanë hyrë shpesh në dyert e familjes së presidentit Rugova dhe kanë dorë në implikimin e saj në veprime që nuk do të duhej të implikoheshin.

Qëllimi i gjithë këtyre ka qenë që familja e presidentit Rugova të rrënohej si institucion moral, ashtu siç do të duhej të ishte dhe që do të mund të pengonte procesin e marrjes së kalasë nga brenda nga veglat kondomë, që me LDK-në i lidhin vetëm pozitat partiake dhe shtetërore, mundësitë për të pëfituar tendere dhe për të ndërtuar biznese, dhe për ta devalvuar LDK-në dhe filozofinë politike të presidentit Rugova në nivele tmerrësisht komprometuese dhe të papërfillshme. Fatkeqësisht kjo është gjendja reale e LDK-së, e cila kurrë nuk ka qenë më e pafuqishme dhe më e kapur, e që e tregon edhe fakti se nuk pat as fuqi, e as unitet për të bërë opozitën reale dhe kundërshtuese ndaj qeverisë me 52 kuvendarë.

Në fakt, largimi i opozitës nga Kuvendi tregoi se ajo është e dobët dhe e kontrolluar dhe është e pafuqishme përballë qeverisë me 52 kuvendarë, sepse po të kishte fuqi dhe po të mos ish e kontrolluar, nuk do të braktiste seancën, por do të bënte një betejë të fuqishme kundër saj dhe do ta bllokonte çfarëdo angazhimi të dëmshëm të saj. E pafuqia e saj vjen nga dominimi i veglave kondomë brenda e rreth LDK-së, se PSD e VV janë thjesht forma të përshtatshme për goditjen e LDK-së nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Me daljen nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, opozita tregoi se i ka pasur retorikë boshe fjalimet e zjarrta dhe patetike, se është një opozitë e rrjeshme, për të amortizuar opozitën qytetare, opozitën intelektuale dhe opozitën e energjive pozitive kombëtare e shtetërore.

Së këndejmi, Teuta Rugova është viktimë, ashtu sikurse familja e presidentit Rugova në përgjithësi është viktimë ndaj të gjitha këtyre anagzhimeve të hershme dhe të vazhdueshme për të kapur LDK-në dhe për ta rrënuar filozofinë politike të presidentit Rugova, ndaj të gjitha formave perfide që janë përdorur për të arritur këtë qëllim, e që po përdoret djallëzisht si maskë nga ata që janë e keqja reale e LDK-së dhe e vendit: veglat kondomë, argatët e dreqit dhe të birit, e që nga brenda LDK-së kanë bërë dhe po bëjnë njëqind mijë të zeza kundër saj dhe për interesa të të tjerëve.