Teuta Rugova mungoi në mbledhjen e LAA-së

Teuta Rugova mungoi në mbledhjen e LAA-së

03.08.2017 11:39:41

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk iu ka bashkuar grupit parlamentar LDK-AKR-Alternativa, të cilët tanimë janë në sallën e Kuvendit, ku së shpejti pritet të fillojë seanca konstituive.

Ajo madje ka munguar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar LAA-në, e cila ka filluar në ora 9:00.  Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili më vonë është parë teksa dilte nga Kuvendi.