Teuta Rugova nuk është e pranishme në seancë

Teuta Rugova nuk është e pranishme në seancë

14.08.2017 11:02:36

Deputetja nga radhët e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Teuta Rugova, ka zgjedhur si duket që sërish të bojkotojë seancën e Kuvendit të Kosovës.

Rugova e cila në bazë të Ligjit do të duhej të ishte e ulur pranë kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, si deputetja më e re e Legjislaturës së Gjashtë, mungon edhe sot.

Ndryshe Teuta Rugova ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës vetëm në momentin e betimit të deputetëve të kësaj legjislature.