Valdete Bajrami: Koalicioni AAK-Nisma drejt fitores

23.03.2017 13:40:05
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se koalicioni i këtij subjekti politik me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po shkon drejt rrugës së fitimit të zgjedhjeve në të ardhshme.
 

Bajrami ka thënë se ky subjekt është i hapur për bashkëpunim e të gjitha ato parti që e kundërshtojnë Qeverinë “Mustafa”.

“Nisma për Kosovën është në koalicion parazgjedhor  me AAK-në dhe bashkëpunimi ynë po shkon drejt rrugës së fitores, prandaj jemi të hapur për të gjithë ata  që e kundërshtojnë këtë qeveri jolegjitime, sepse ka ardhur kohë e ndryshimeve dhe këtë ndryshim do ta sjellë koalicioni jonë Nisma dhe AAK”, ka thënë Bajrami.