8 të arrestuar për sulmin në Londër

23.03.2017 13:41:42

Policia londineze ka thënë se tanimë ka arrestuar tetë persona si pjesë e hetimeve lidhur me sulmin në afërsi të parlamentit britanik.

Më herët, autoritetet policore kishin deklaruar se kanë arrestuar shtatë persona në gjashtë adresa të ndryshme.

Zyrtarët policorë kanë deklaruar se detektivët kanë punuar gjatë natës se hetimet lidhur me këtë sulm terrorist po vazhdojnë.