Thaçi anulon drekën me Metën, Vuçiqin dhe Dodikun

09.05.2019 14:49:27

Thaçi ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni, përcjell tch.

Gjatë ditës së sotshme, Thaçi kishte refuzuar të ia shtrijë dorën Dodikut, derisa dje kishte kritikuar presidentin Meta pse ai i kishte bërë ftesë Dodikut për të ardhur në Tiranë.