Hashim Thaçi: Bajram Rexhepi u shqua për guxim, humanizëm dhe integritet të lartë

22.08.2017 13:02:12
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë figurën dhe rolin e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Thaçi në mbledhjen komemorative për nderë të ish-kryeministrit ka thënë se Rexhepi është shquar për guxim dhe humanizëm.

“Ai u shqua për guxim e humanizëm qysh në vitet 1996, 97 dhe më tej duke shëruar luftëtarët e lirisë… në vitet 1998-1999 ai gjendej kudo, në Shalë, në Drenicë, Çiçavicë, Mitrovicë, përherë pranë ushtarëve të UCK-së”, është shprehur Thaçi.

Ai poashtu e ka vlerësuar lartë punën e Rexhepit si kryeministër i parë i Kosovës, ndërsa ka thënë se pas shpalljes së pavarësisë Rexhepi kreu me përgjegjësi shtetërore obligimet qoftë si kryetar komune, qoftë si ministër.

“Bajram Rexhepi shqyhej si familjar i dashur dhe i kujdesshëm, qytetar parimor, politikan i moderuar dhe mjaft transparent. Ishte personalitet me integritet të lartë. Me ndarjen e tij nga jeta, familjarët humbën njeriun e tyre të dashur, ndërsa institucionet burrështetasin”,ka shtuar Thaçi.