Thaçi-Biden: Do të takohemi përsëri (Foto)

17.08.2016 18:57:43

Presidenti i Kosovës ka shkruar se Kosova është trashëgimi dhe përkushtim i familjes Biden.

Ai ka thënë se familja Biden do të jenë gjithmonë të respektuar e të mirëseardhur.

“Këtë herë edhe Kosova nderoi zëvendëspresidentin Biden, duke u lidhur më shumë me familjen Biden nëpërmjet kujtimit për Beau Biden. Kosova nuk është vetëm trashëgimi dhe përkushtim i familjes Biden, por edhe shtëpi ku gjithmonë do të jenë të mirëseardhur, të vlerësuar dhe të respektuar. Lavdi për Beau Biden. Mirupafshim, Joe Biden. Do të takohemi përsëri! HTH”, ka shkruan Thaqi.