Dasma degjeneron në sherr, 5 dasmorë përleshen me thika

17.08.2016 19:02:38

Të ftuar në dasëm në Radostinë të Fierit disa të ftuar janë përleshur me njëri tjetrin madhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Sipas policisë, tre prej tyre ka mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 të ditës së sotme, në lokalin e shtetasit D.F. Janë identifikuar autorët A. Bajrami, 21 vjeç dhe K. Pashko 33 vjeç, të cilët kanë plagosur me thika shtetasit L.S. 54 vjeç. A.S. 19 vjeç dhe G.N. 25 vjeç banues në Radostinë.

Shtetasit A. Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.