Thaçi bisedon me Lajçakun: Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale

05.10.2020 18:16:44

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Për këtë Thaçi ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter, duke thënë se me Lajçakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.

Thaçi deklaroi se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale.

“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak nga Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale. Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.

Postimin e Thaçit në Twitter e ka komentuar Lajçak, duke thënë “Unë nuk mund të pajtohem më shumë”.