Thaçi: Do të veproj sipas Kushtetutës për mandatarin e qeverisë (Video)

07.07.2017 21:54:47

Në intervistën dhënë për emisionin Argumet Plus, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të respektojë në plotëni Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 për mandatarin e krijimit të qeverisë së re.

“Unë kam obligimet e mia kushtetuese, unë do të respektoj vullnetin e qytetarëve të Kosovës, por para së gjithash do të respektoj mandatin tim kushtetues dhe ligjor dhe gjithçka do të shkojë sipas agjendës së planifikuar dhe sipas kornizës ligjore”.

“Nuk mund të flas me ditë apo javë, por jam i bindur se do të jetë në një afat të rregullt dhe rekord”.

Ai thotë se koalicioni PAN si fitues i zgjedhjeve ia ka konfirmuar se i ka numrat për krijimin e qeverisë dhe se institucionet e vendit do të konstituohen në afat rekord.

Më poshtë ndiqni një pjesë të intervistës së presidentit Thaçi: