Thaçi falenderon Kanadanë për përkrahjen ndaj Kosovës

21.11.2017 21:14:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron këto ditë në Kanada në kuadër të një vizite zyrtare, ka takuar sot Guvernatoren e Përgjithshme të këtij shteti, Julie Payette.

Njoftimin për takimin e sotëm e ka bërë vetë presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook.

“Pata kënaqësinë të takoj Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, kreun e shtetit dhe homologen time, të nderuarën Julie Payette, me të cilën bisedova për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë”, ka shkruar Thaçi.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës për të tejkaluar luftën dhe për të ndërtuar paqen në Kosovë dhe në rajon. Paqja, dialogu, bashkëjetesa janë vlerat, parimet, aspiratat që ndajmë Kanadaja dhe ne”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.