Thaçi ia “mësyn” kufirit me Serbinë, ecje me ish-bashkëluftëtarët në bjeshkët e Istogut

01.09.2019 20:48:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të diele e ka kaluar me bashkëluftëtarët e tij.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vendosur që këtë të diel ta kalojë me bashkëluftëtarët e tij, duke ecur përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.

Në fotografitë që ka postuar presidenti Thaçi shihet edhe Sami Lushtaku e Hajredin Kuçi.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore.