Thaçi kalon kohë me studentët e Juridikut – flet me ta për të ardhmen, historinë e drejtësinë

23.07.2020 16:40:59

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kaluar sot kohë me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Këtë presidenti e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se temë diskutimi e takimit ishte e ardhmja, historia, drejtësia, mirëqenia e fqinjësia e mirë.

“Në ajrin e pastër të Kosovës, sot kalova kohë me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”. Biseduam për të ardhmen, historinë, drejtësinë, mirëqenien dhe fqinjësinë e mirë”, ka shkruar ai.