Thaçi: Kosova mirëpret përkrahjen e Andorrës

21.09.2017 11:36:02

Presidenti zhvillon takime të rëndësishme në New York

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në New York, ka takuar sekretarin e organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e rëndësishme të OBI-t për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Thaçi mbrëmë ka takuar edhe kryeministrin e Andorrës, Antoni Martín, të cilin tha se e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që i dha Andorra Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Nju Jork, takova Sekretarin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. E falënderova për mbështetjen e rëndësishme të OBI-t për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Mbrëmë, po ashtu takova edhe kryeministrin e Andorrës, Antoni Martín. Kosova mirëpret përkrahjen e vazhdueshme të Andorrës për anëtarësimin e shtetit tonë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. HTH”, ka shkruar ai në Facebook.