Thaçi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të lidhura ngushtë me Diasporën

01.03.2020 10:44:11

Thaçi, gjatë vizitës së tij në Nju Jork është takuar edhe shoqatën shqiptare ‘Vatra’.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se pati një bashkëbisedim miqësor me kryetarin e saj, Elmi Berisha dhe anëtarët e saj.

Ai tha se liria dhe pavarësia e Kosovës, janë të lidhura ngushtë me punën, guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare.

Postimi i plotë:

Në Nju Jork të SHBA-së isha në selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prita nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha, dhe nga anëtarët e kësaj shoqate. Pata një bashkëbisedim të përzemërt, miqësor e të hapur me bashkëkombësit. Liria dhe pavarësia e Kosovës, të arriturat e Kosovës, të tërë shqiptarëve janë të lidhura ngushtë me punën e vyeshme, me guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare. HTH. /Lajmi.net/