Thaçi: Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme

14.08.2016 12:28:12

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka theksuar se vizita e Zëvendës-Presidentit Biden në Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën.

Sipas tij populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Thaçi ka shtuar se miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme.

Ky është postim i plotë:

Javën e ardhshme vjen Zëvendës-Presidenti Biden në Republikën e Kosovës. Kjo vizitë e mikut të Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën. Tash e 26 vite, Zëvendës-Presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Washington. Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme. Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës për jetë Zëvendës-Presidentit Biden dhe familjes së tij për kontributin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në. HTH.