Thaçi: Në listën organizatës terroriste të Murat Jasharit janë 26 persona

15.03.2017 23:59:26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në emisionin “Click” në RTV 21, ka folur për rastin e Murat Jasharit, dhe për veprimin e tij, që e plagosi avokatin Azem Vllasi.

Sipas tij, sulmi ndaj  Vllasit dhe lista për ekzekutim janë mjaft shqetësues. “Janë 26 persona në listë për t’u ekzekutuar. Aty janë liderë institucionesh, liderë të partive politike, udhëheqës fetar, gazetar dhe opinionistë”, tha ai.

Ani nuk ka hezituar ta quaj sulm terrorist aktin e Jasharit ndaj Vllasit dhe qëllimin e organizatës “Syri i Popullit”.

Thaçi se në këtë listë ka edhe komandant zonash të UÇK-së.“Nuk e di tash kush s’po mbetet tradhëtarë në këtë vend. Nëse e shihni listën, janë emra të liderëve të institucioneve, të partive, thuajse të gjithë me ndonjë përjashtim, disa gazetarë, opinionistë dhe udhëheqës fetar”, tha Thaçi,

Sipas tij, me këtë çështje do të merret drejtësia. Sipas tij, kjo organizatë në krye më Jasharin janë në shërbim të shërbimeve të huaja dhe atë rus.

“Kur shikohet ndërtimi i organiztës, financimi dhe mbështetja, atëherë na dërgon në Moskë”, ka thënë ai.