Thaçi pas votimit të LIBE-së: Po i afrohemi vendimit final të lëvizjes së lirë

30.08.2018 11:04:17
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas vendimit të Komitetit LIBE  për liberalizimin e vizave ka thënë se Kosova po i ofrohet çdo ditë e më shumë vendimit final.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi është shprehur se vendimi në fjalë ka qenë shumë kohë i pritshëm, dhe tani hapi i rradhës është që qytetarëve t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”