Thaçi për të zhdukurit: Po punojmë që të zbardhet fati i tyre

30.08.2016 10:01:31

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi për nder të Ditës së të Zhdukurve ka bërë homazhe tek përmendorja e ngritur për nder të të zhdukurve tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast, ai ka thënë se është duku u punuar që të zbardhet fati i 1666 persona figurojnë si të zhdukur.

“Sot është dita e të pagjeturve, sot po bëjmë nderime dhe homazhe për të zhdukurit, pagjeturit. Po punojmë maksimalisht që te zbardhet fati i të pagjeturve çështje kjo qe na preokupon të gjithëve. Institucionet dhe familjet që janë prekur. Si president shpreh solidaritet dje zotimin që sa më shpejt të zbardhet fati i të pagjeturve që na preokupon.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i familjarëve të pagjeturve, Bajram Qerkini tha se institucionet e vendit duhet të merren seriozisht me këtë çështje.