Thaçi takohet me ish zv/presidentin amerikan Biden

17.02.2018 22:48:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar me ish- zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në emër të qytetarëve të Kosovës, i ka përcjellur falënderimet më të përzemërta ish-zëvendëspresidentit Biden për mbështetjen e tij që i ka dhënë Kosovës.
Postimi i plotë i Thaçit:

“I lumtur që pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Mynih të Gjermanisë takova mikun tim dhe të popullit të Kosovës, ish- zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Në emër të qytetarëve të Kosovës, ia përcolla falënderimet më të përzemërta ish- zëvendëspresidentit Biden për mbështetjen e tij që i ka dhënë Kosovës. Përgjithmonë mirënjohës. HTH #kosova10”, (sic.), ka shkruar Thaçi.