Thaçi takon Xhaferin, flasin për avancimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni

27.04.2018 16:01:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur vizitën e tij në Shkup, me një takim të zhvilluar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Thaçi që në Shkup po qëndron për të marrë pjesë në Samitin e “Brdo Brijuni”, ka thënë se me XHaferin kanë biseduar për raportet mes dy vendeve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Vizitën time zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në për në Samitin e “Brdo Brijuni”, e fillova paraprakisht me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi”.

“Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Thaçi ka përgëzuar Xhaferin për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë.

“Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinjë”, ka shkruar ai.