Familja Dehari nesër tregon se cili institut i BE-së do bëjë ekspertizën për vdekjen e Astritit

24.02.2017 15:12:44

Familja e të ndjerit Astrit Dehari, nesër, do të njoftojë se Instituti i Bashkimit Evropian do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e djalit të tyre.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur avokati i kësaj familjeje Tomë Gashi. Sipas tij, gjatë ditës së nesërme do të mbahet konferencë për vazhdimësinë e hetimeve për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjës “Vetëvendosje”, Astrit Dehari.

“Bashkarisht me znj. Xhemile dhe z. Avni Dehari në konferencë do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje – Astrit Dehari.

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20.12.2016 ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të ekspertëve”, bën të ditur Gashi.

Konferenca për media do të mbahet nesër në orën 12.00 në zyrën e Gashit në Prishtinë.