Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritero Agolli, si dhe të bëjë vizita të tjera nëpër monumente të ndryshme, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera.
Gjithashtu, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe djemtë e kombëtares së Kosovës në Bushat, të cilët pas disa ditësh do të luajnë me kombëtaren kroate atje.
Vizita zyrtare e presidentit Thaçi në Shqipëri është konfirmuar edhe nga zyra për media e Presidencës, e cila ka thënë më vonë do të njoftojë më gjerësisht rreth kësaj vizite.