Thaçi vazhdon të kritikojë BE-në, thotë se Brukseli po e trajton padrejtësisht Kosovën

28.04.2017 21:16:43
Thaçi dhe drejtoresha Eichhorst kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për angazhimin e Kosovës në drejtim të integrimit në BE.

“Presidenti Thaçi ia shprehu drejtoreshës Eichhorst edhe një herë zhgënjimet për trajtimin jo fer dhe për vonesat krejtësisht të panevojshme të BE-së ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, në kuadër procesit të integrimit në BE”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës.

Përkundër këtyre pengesave, presidenti Thaçi theksoi se Kosova me këmbëngulje do të vazhdojë punën për realizimin e alternativës së vetme – integrimin në strukturat euroatlantike.