The Economist: Gjykata për krime lufte në Jugosllavi u mbyll, u hap një e re për Kosovën

13.01.2017 17:15:45

Gjykatat e sotme për krime lufte kanë qëllime më modeste se sa ato në të kaluarën. Dikur ishte një ditë historike për drejtësinë kombëtare, por kjo siç duket më nuk është në ditët e sotme, shkruan The Economist.

Më 15 dhjetor, Ratko Mlladiq u ul në tavolinën e të akuzuarve në gjykatën e Jugosllavisë të OKB-së për krime lufte në Hagë, transmeton lajmi.net.

Kur ai u akuzua nga prokurori për organizim të një masakre të më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë myslimanë, ai tundi gishtin e tij, me këtë veprim për ta mohuar atë që u tha.

Kjo ishte edhe dita e fundit e gjykimit të tij, edhe pse vendimi mund të jetë pas një viti. E ky vendim, tash është duke u dhënë.

Rasti kundër Mlladiqit, po sjell provat e figurave të rëndësishme të paditura në gjykatë. Ndërkohë, që këtu u mbyll një gjykatë, një e re për Kosovën ka nisur në Holandë më 1 janar.

Po këtë vit, aty do të fillojë lëshimi i aktakuzave për kosovarët e akuzuar për krime të kryera në mes viteve 1998- 2000.

E krijuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së në vitin 1993, gjykata për krime në ish Jugosllavi ka akuzuar 161 persona dhe dënoi 83 prej tyre.

Gjykatësi Carmel Agius, president i gjykatës, ka pranuar se aty ka qenë një udhëtim i trazuar, megjithatë është krenar për arritjet e tyre.

Dështimi më i madh i gjykatës Jugosllave, ishte paaftësia për t’i bindur njerëzit se ish-Jugosllavia ishte e paanshme.

Ajo u krijua nga të huajt në një moment kur bota kishte vullnet për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës kudo që ato janë kryer. Megjithatë, gjyqet janë zvarritur për vite me radhë, e avokatët e gjyqtarët po paguheshin shtrenjtë.

Agius thotë se njerëzit në ish-Jugosllavi, vuajnë nga një zakon i njëjtë, “fajësojnë shumë të huajt”, për zhgënjimet e tyre.

Ndërkaq Mirko Klarin, një gazetar që shkroi një artikull për krijimin e gjykatës në vitin 1991, ka thënë se suksesi më i madh ishte zgjerimi i definicionit për krimet e luftës. Për këtë, ai mendon se ky ishte qëllimi që gjykata u rrënua, transmeton lajmi.net.

Duke filluar nga viti 2012, disa nga lirimet me përgjegjësi komanduese, të cilat mbajnë udhëheqësit fajtor për krime lufte të kryera në operacionet që kishin urdhëruar, nuk janë drejtuar direkt. Shumë vëzhgues besonin se vendet e fuqishme perëndimore, shqetësoheshin se këto standarde mund të aplikoheshin në forcat e armatosura apo edhe tek politikanët, kështu i përdorën ndikimin e tyre për të kthyer rrjedhën e ngjarjeve.

Dyshimi se gjykatat e krimeve të luftës janë një imponim nga të huajt, ndikon në krijimin e problemeve në gjykatën e re të Kosovës.

Në fakt, kjo gjykatë nuk është organ i OKB-së, por një tribunal i krijuar sipas ligjeve të Kosovës, me gjyqtarë të huaj dhe e financuar kryesisht nga BE-ja, gjithashtu është në përgjigje të akuzave të bëra në raportin e Këshillit Evropian në vitin 2011.

Florina Duli, e cila drejton Iniciativën Kosovare për Stabilitet, thotë se shumë nga bashkatdhetarët e saj janë të bindur se gjykata e re është një mjet i “shteteve të mëdha dhe BE-së”. Ata mendojnë se kërcënimi i padive do të përdoret si shantazh për liderët kosovarë për të bërë atë që evropianët duan, ashtu si mbajtja e dialogut me Serbinë.

Prokurori David Schwendiman, pranoi se qëllimet e gjykatës së re janë më modeste se sa ato në dekadat e fundit.