The Independent: Gardhet nuk ndalin azilkërkuesit

16.09.2016 15:58:08

Përpjekjet e Evropës për të ndalur krizën e refugjatëve po dështojnë në zvogëlimin e numrit të njerëzve që kërkojnë azil, andaj po detyrojnë refugjatët që të kërkojnë rrugë më të rrezikshme, thuhet në një raport, shkruan The Independent.

Instituti i Zhvillimit të Jashtëm (ODI), një grup i ekspertëve të pavarur me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, parashikuan se pothuajse 900 mijë aplikacione për azil do të paraqiten këtë vit, në krahasim me 1.26 milion në vitin 2015, transmeton KosovaPress.

Liderët e kanë përshëndetur suksesin e dukshëm të marrëveshjes BE-Turqi për të ndaluar kalimet mbi detin Egje dhe u zotuan për kapjen e kontrabanduesve të njerëzve në Libi, ndërsa Hungaria dhe Sllovenia kanë ngritur gardhe të mëdha përgjatë kufijve të tyre, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po ndërton një mur të ri në Calais.