Thikë në bark 50¬ vjeçares, të bijat thonë se ishte aksidentale

18.09.2016 14:17:05

Në Spitalin e Traumës në Tiranë ka arritur në gjendje të rëndë një 50 ­vjeçare, e cila është plagosur me thikë në bark.

Bëhet e ditur se shtetasja Resmie Osmani, ka pasur disa plagë thike në bark, ndërsa është shoqëruar në spital nga dy vajzat e saj.

Këto të fundit kanë deklaruar për policinë se ngjarja ka qenë aksidentale, por grupi hetimor i ngritur për këtë rast dyshon se është një krim i qëllimshëm, shkruan gazeta Shekulli.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamed Deliu” në banesën e të plagosurës. Deri tani nuk ka ende persona të dyshuar dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave.