Thjeshtësia e Dejvid Kamerunit

27.08.2016 09:21:53

Thjeshtësi që ne shqiptarëve na bën shumë përshtypje sepse na mungon në vendin tonë.

Shikoni David Cameron, para disa muajsh ishte kryeministri i Anglisë, por pasi populli i tij votoi daljen nga Europa, ai e ndjeu veten në faj dhe për këtë dha dorëheqjen.

Sot e shikoni si një njeri të thjeshtë që ha në rrugë si gjithë të tjerët. I veshur me një kostum sportiv, me shapka me gisht me ngjyra, ai shfaqet duke ngrënë në rrugë hipur mbi bordurën e një muri në park.

Ai ndodhet aty me gruan e tij, me të cilën po kalon pushimet. Kjo është thjeshtësi!