Thyejnë lokalin dhe vjedhin gjëra elektronike në Prishtinë

19.08.2020 11:46:51

Një femër ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e saj, me ç’rast kanë vjedhur paisje elektronike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, në Prishtinë.

Ndërkaq, siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e saj, me ç’ rast kanë vjedhur paisje elektronike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.