Tirana si kurrë më parë, qytet ‘fantazmë’ në ditën e parë të shtet-rrethimit

13.03.2020 20:14:11

Këto imazhe që vijnë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” tregojnë një Tiranë gati fantazmë, e cila është boshatisur nga njerëzit.

Siç mund të shihni edhe në fotot e siguruara nga LSA-ja, në rrugë ka vetëm postblloqe policie, pak njerëz që lëvizin në këmbë, por edhe ata të maskuar, si dhe automjete të pakëta që i përkasin personelit shëndetësor, mediave apo atyre që shpërndajnë produkte ushqimore, të gjithë të pajisur me një leje të posacme nga policia.

Shtet-rrethimi, apo karantinimi i kryeqytetit, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Fierit e Elbasanit ishte një masë e marrë nga qeveria në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit COVID 19, i cili ka infektuar deri më tani 33 persona në vendin tonë, një prej të cilëve (një 73-vjeçare në Durrës) ndërroi jetë. Gjendja e shtet-rrethimit pritet të zgjasë deri të dielën në mesnatë, ndërsa masa të tjera do të ketë në vijim.