Tiranë/ Gjermani rreh gruan shqiptare ‘për pushime’, dënohet me burg

02.12.2016 23:00:19

Shtetasi gjerman Rudolf Schefer, është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e dhunës në familje dhe është dënua me 6 muaj burgim, dënim që megjithatë është pezulluar për një afat prove prej 18 muajsh.

Schefer u shpall fajtor se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij shqiptare gjatë periudhës së verës, kur kishin ardhur me pushime.

Ndonëse marrëdhëniet në çift janë normalizuar dhe ata vazhdojnë jetën së bashku me fëmijët në Gjermani, në Tiranë, Rudolf Schefer është dënuar pasi denoncimet për rastet e dhunës në familje nuk mund të tërhiqen nga pala e dëmtuar.