Tiranë, grabitet me armë kazinoja te Zogu i Zi, arrestohet autori

30.12.2016 21:38:33

Një kazino ka rënë pre e grabitjet mbrëmje e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zogut të Zi, ku një person i armatosur ka hyrë brenda kazinosë, duke kryer grabitjen nën kërcënimin e armës.

Policia është njoftuar për ngjarjen duke reaguar menjëherë dhe arrestuar personin që kreu grabitjen. Sipas bluve të kryeqytetit, në momentin e arrestimit, grabitësi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije kishte me vete edhe armën tip pistoletë me të cilën kreu grabitjen.