Tiranë, grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë

19.12.2016 11:15:25

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë “21-Dhjetorit”.

Sipas të dhënave paraprake, në grabitje kanë marrë pjesë  dy persona të maskuar, të cilët  më janë larguar  me motor. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Forca të shumta policia ndodhen pranë zonës dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të grabitjes.

Sipas policisë dy shtetas  të dyshuar me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, fillimisht kanë neutralizuar sigurimin e bankës. Më pas kanë vazhduar drejt kasës, për të marrë paratë dhe ende nuk është e qartë nëse ia kanë arritur qëllimit.

Policia shprehet se ia kanë dalë që të marrin një shumë të papërcaktuar parash.

Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri i cili është dyshohet se është lënë nga autori. Ndërkohë shërbimet e policisë po krehin zonën përrreth si dhe janë ngritur pika kontrolli.