Rrëzohet një avion rus, dhjetëra të plagosur

19.12.2016 11:23:09

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një prej avionëve të saj është rrëzuar gjatë aterimit në veri të Siberisë. Të 39 njerëzit në bord kanë mbijetuar, por 32 prej tyre janë shtruar në spital.

Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Tiksi, mëngjesin e sotëm. Në kohën e aksidentit raportohet se kushtet atmosferike kanë qenë të këqija. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se hetuesit ushtarakë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.