Tiranë: Të rinjtë e PD-së, protestë për liri e demokraci

08.12.2016 12:34:51

Me rastin e 8 dhjetorit, ditës së rinisë, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë organizuar në protesta.

Pak para mesditës së sotme ata u mblodhën para ministrisë së Shëndetësisë, ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme, për të vijuar më tej drejt Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministrisë.

Në këtë mënyrë ashtu si 26 vite më parë, PD e kujton me protesta këtë ditë me pankarta në duar ku shkruhej “Liri dhe demokraci”.

Në orën 12.00,  protestuesit do të bëhen bashkë para Kryeministrisë.