Tmerr në Gjermani, nëna lejon abuzimin me vajzat vetëm që

03.05.2019 16:02:51

E kishte lejuar të fejuarin të përdhunonte vajzat e saj, një dhe katërvjeçare në këmbim të një martese dhe një jete të re së bashku në Dubai. Historia absurde vjen nga Malchoë, një qytet gjerman jo shumë larg nga Dresdeni, ku i dyshuari, Daniel P., 34 vjeç, është akuzuar për dhunë të përsëritur seksuale ndaj dy vajzave.

Tashmë, siç ishte raportohet nga “Mirror”, burri u dënua me 16 muaj burg për abuzimin me vajzat e saj. Por ai kishte paraqitur një ankesë dhe nuk ishte burgosur.

Ai kishte kontaktuar me nënën beqare, 32 vjeçe, nëpërmjet një sajti takimesh, më pas i ka rrëfyer perversionin e tij ndaj saj dhe i kërkoi t’i dërgonte fotografi dhe video pornografike të dy vajzave.

Abuzimet kishin ndodhur për një kohë të gjatë, midis shtëpisë së nënës dhe disa hoteleve në Hungari dhe Rumani, ku të dy kishin shkuar për pushime me të voglat.

Sipas asaj që ka dalë deri më tani nga të dhënat e gjykimit, nëna “përgatiti” fëmijët e saj për të dhe nuk ndërhyri kur Danieli pati marrëdhënie seksuale me to. Gruaja gjithashtu po hetohet për dyshimin se ka lejuar abuzime pedofile ndaj vajzave të saj.